Përleshen dy burra në 11 mijë metra lartësi – shkak stjuardesa!

Ndryshe

Përleshen dy burra në 11 mijë metra lartësi – shkak stjuardesa!

Më: 13 janar 2017 Në ora: 13:23
Përleshja ndërmjet dy burrave

Ky është momenti tronditës kur një përleshje grushtesh shpërtheu në rreth 11 mijë metra lartësi, gjë që kishte detyruar aeroplanin të bënte një ulje emergjente.

Siç shkruajnë mediat e huaja, pamjet dramatike në bordin e fluturimit të “Middle Eastern Airlines” nga Bejruti tregojnë dy burra duke u zënë para se të nisin një rrahje të furishme duke krijuar kaos në bord.

Pasagjerët dhe stafi u afruan aty duke u përpjekur për të ndërhyrë dhe për të ndaluar “luftën” që kishte nisur.

Videoja e bërë nga një telefon celular në fund tregon dy burrat, duke u tërhequr dhe detyruar të largoheshin nga njëri-tjetri.

Sipas njoftimeve në internet, përcjell Telegrafi, përleshja u zhvillua të mërkurën gjatë një fluturimi nga Aeroporti Ndërkombëtar i Bejrutit, dhe se aeroplani u detyrua të bënte ulje emergjente në Stamboll.

Sherri besohet të ketë filluar kur një pasagjer u përfshi në një mosmarrëveshje me një stjuardesë.

Pasagjeri tjetër thuhet se ishte “angazhuar” në mbrojtjen e saj, gjë e cila edhe kishte nxitur përleshjen.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat