Nuk i dha ushqimin e saj, 12-vjeçari pistoletë në kokë vajzës

Ndryshe

Nuk i dha ushqimin e saj, 12-vjeçari pistoletë në kokë vajzës

Më: 14 janar 2017 Në ora: 09:27
Ilustrim

Një 12-vjeçar ka përfunduar në prangat e policisë së Nju-Jorkut, pasi kërcënoi me armë një vajzë e cila refuzoi t’i jepte një pjesë nga ushqimi i saj.

Autoritetet përkatëse kanë deklaruar se djali i kishte kërkuar vajzës që t’i jepte mishin e pulës së saj, në një nga dyqanet e McDonalds. Pasi ajo e kishte refuzuar, 12vjeçari e ka ndjekur atë deri në stacionin e metrosë, duke i vendosur armën në kokë.

Policia ka sqaruar se vajza kishte arritur që ta shtynte djalin dhe të hipte në tren pa u lënduar.

Në lidhje me këtë ngjarje, djali u mbajt një ditë në paraburgim dhe u liria një ditë më pas, në momentin kur policia arriti që të gjente armën dhe vërtetoi nëse ajo ishte e vërtetë apo lodër.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat