18 vjeçarja e kidnapuar pas lindjes, takohet me prindërit

Ndryshe

18 vjeçarja e kidnapuar pas lindjes, takohet me prindërit

Më: 16 janar 2017 Në ora: 10:35
Kamiyah Mobley me pridërit

Vajza 18 vjeçare e cila ishte kidnapuar nga familja e saj në një spital në Florida, më në fund është ribashkuar me prindërit e saj biologjikë, shkruan Metro.

Kamiyah Mobley e kishte kaluar tërë jetën e saj nën emrin Alexis Manigo, dhe nuk kishte ide që gruaja që e kishte rritur nuk ishte nëna e saj e vërtetë.

Ajo e kishte kuptuar të premten se ishte marrë nga prindërit e saj të vërtetë dhe ishte rritur nga dy prindër tjerë.

Tani ajo më në fund i ka takuar prindërit e saj në Karolinën Jugore.

Treshja kanë publikuar fotografinë e parë si familje nga një stacion policie të dielën, ku gruaja që e rriti Kamiyah, Gloria Williams, ndodhet në paraburgim.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat