“S’kam për ta harruar ç’më bëri dentisti im i preferuar”, 50-vjeçarja lushnjare tregon eksperiencën e saj

Ndryshe

“S’kam për ta harruar ç’më bëri dentisti im i preferuar”, 50-vjeçarja lushnjare tregon eksperiencën e saj

Më: 16 janar 2017 Në ora: 13:24
Ilustrim

Një mesogrua nga qyteti i Lushnjes ka treguar një eksperiencë të hidhur që ka kaluar ditën e sotme me një dentist të moshuar në qytetin e saj. Ajo tregon se ditën e sotme kishte shkuar tek “dentisti i saj i preferuar”, por i është dashur të përballet me ulërimat dhe bërtitjet e të moshuarit.

Gruaja rrëfen se ishte bashkë me të bijën në momentin që po mjekonte dhëmballën kur ka ndier dhimbje dhe është ankuar. Dentisti 70-vjeçar nuk e ka duruar dot dhe i është sjellë me agresivitet, duke e detyruar të dalë nga klinika e tij e të mos kthehet më.

“Po ju tregoj një ngjarje që më ndodhi sot që është dhe për të qeshur dhe për të qarë. Jam një zonjë 50 vjeçare nga Lushnja. Në datë 3 dhjetor më zuri dhimbja e një dhëmballe dhe unë shkova tek një dentist që kam qenë pothuaj gjithmonë pacientja e tij. Edhe pse është pensionist dhe veglat janë të vjetra dhe nuk shquhet për pastërti, shkojmë atje se e kemi afër dhe çmimet na përshtaten. Vajta tre-katër herë.

Ma mjekoi sa të më pushonte dhimbja që të ma mbushte dhe unë sot mora vajzën që e kam 23 vjeçe dhe vajta. U ula dhe filloi punën. Ndërkohë ndjeva një dhimbje të madhe dhe bërtita pak. Ndërsa prisja një fjalë të ngrohtë më dha një të bërtitur sa unë u çudita. Megjithatë u tulata prapë dhe filloi punën. Prapë e njëjta dhimbje dhe unë prapë bërtita, por ajo që ndodhi më pas, nuk dua as te mendoj jo ta tregoj. Më bërtiti aq shumë me fjalët më ofenduese, sa unë e di. “Çohu dhe zhduku! Mos të të shoh me sy! Çohuuuuu!!! E di që të dhemb, por duhet të durosh”.

Edhe pse ju luta se po më vinte turp nga vetja, por më shume nga vajza. Ndenja në karrige 10  minuta duke u munduar të zbusja situatën. Nuk ia dola dot. Ai zë dhe ajo sjellje që beri sot  "dentisti" im i preferuar, më la pa fjalë. Më nxori jashtë me një fjalor banal dhe me të bërtitura sa kthyen kokën shumë kalimtarë nga kurioziteti se çfarë kishte ndodhur. Ajo gjuhë, ajo sjellje që bëri ai dentist sot, nuk i falet një moshe si ai 70 e ca vjeç. Shkova atje për të gjetur derman, por më e sikletshme ishte kur hoqi aparaturat. Fiku dritat dhe doli jashtë duke më lënë mua ulur pa menduar për dhimbjen që unë ndieja dhe turpin që ai më bëri të kaloj”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat