Dikur peshonte 140 kilogramë, shikoni si duket tani

Ndryshe

Dikur peshonte 140 kilogramë, shikoni si duket tani

Më: 17 janar 2017 Në ora: 14:35
Courtney Maguire

Një 30-vjeçare e cila hoqi dorë nga alkooli, ka rënë 73 kilogramë.

Courtney Maguire nga Houston Texas, “luftoi” me alkoolin, varësinë ndaj ushqimeve si dhe me depresionin e shkaktuar nga universiteti.

Ajo peshonte 140 kilogramë, e si pasojë në vitin 2014 bëri një bypass, duke rënë në 73 kilogramë.

Tani që kanë kaluar dy vjet, 30-vjeçarja ka nisur shkollën dhe kujdeset më shumë për veten e saj.

Ajo ka thënë se për të përfunduar transformimin e saj mahnitës, ka bërë operacion edhe gjoksin.

“Evitova pasqyrat dhe fotografitë. Nuk doja ta shihja veten aq të shëndoshë”, ka thënë ajo.

Courtney ka shtuar se hante shumë në “fast-food”, madje porosiste 5 shujta për një orë.

“Pasi u zgjova nga operacioni kuptova sa serioze ishte situata, e si pasojë nisa të ushqehesha shëndetshëm”, ka shtuar ajo.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat