U përdhunua nga drejtori dhe tre mësues, nxënësja në rrezik për jetën

Ndryshe

U përdhunua nga drejtori dhe tre mësues, nxënësja në rrezik për jetën

Më: 17 janar 2017 Në ora: 23:15
Sulmi ndodhi në një shkollë në qytetin Kako në lindje të Indisë.

Një vajzë vetëm 12 vjeç po lufton për jetën pasi u përdhunua në grup nga drejtori i shkollës dhe tre mësues.

Vajza, që mendohet se ka edhe vonesa mendore, është në spital në gjendje të rëndë.

Sulmi ndodhi në një shkollë në qytetin Kako në lindje të Indisë.

Ajo u gjet në gjendje të rëndë në çatinë e shkollës.

Policia thotë se ka ngritur padi për përdhunim ndaj drejtorit të shkollës, Aju Ahmad dhe tre mësuesve, Atul Rehman, Abdul Bari dhe Mohammed Shaukat.

Të paditurit nuk janë arrestuar akoma.

Mamaja e vajzës, që jep fiskulturë, tha se nisi të kishte dyshime pasi nuk e gjeti vajzën në klasë.

“E gjeta më pas në çati në gjendje të keqe”.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat