Një udhëtar i rastësishëm është shfaqur papritmas gjatë stuhisë së dëborës, para një kamera monitorimi të trafikut në autostradën 40 në qytetin Quebec në perëndim të ishullit Montreal, në Kanada.
Një buf dëbore, si një fantazmë, është shfaqur para objektivit, mbi sfondin e bardhë të të pafundëm të peizazhit të mbuluar nga dëbora, duke plotësuar panoramën magjike me fluturimin e tij elegant.
Bufi i dëborës është simboli zyrtar i qytetit Quebec dhe një specie e mbrojtur.