Çifti me kancer i thonë lamtumirë njëri tjetrit në mënyrë të veçantë

Ndryshe

Çifti me kancer i thonë lamtumirë njëri tjetrit në mënyrë të veçantë

Më: 11 shkurt 2017 Në ora: 16:49
Çifti Bennet

Familja dhe miqtë e çiftit Bennet kanë premtuar se do t'ju ndihmojnë të rinjëve të cilët janë ende në shkollë, për të arritur ambiciet e tyre, pas vdekjes së nënës.

Mikja Sue Wright, 48 vjeçare, drejtoreshë e biznesit, tha se ajo e ka vizituar zonjën Bennet, e cila ishte në spital, duke e përcjellur bashkëshortin e saj drejt vdekjes.

“I thashë asaj se komuniteti do t’i ndihmojë fëmijëve të saj- dhe ajo i hapi sytë e buzëqeshi,” theksoi Wright.

Një mike tjetër, kujdestare e fëmijëve, Heather Heaton Gallagher, tha: “Duke u përballur me një diagnozë të dyfishtë kanceri ishte përtej besueshmërisë.”

“Fjalët nuk mund të përshkruajnë pikëllimin tonë për këtë familje kaq të bukur.”

Zotëri Bennet, 57 vjeçar, u diagnostifikua me tumor në tru para katër viteve.

Gjithashtu zonja Bennet, në moshën 50 vjeçare, mësuese në shkollën fillore, u diagnostifikua me kancer gjithashtu. Ajo shkoi në spital që të qëndrojë pranë burrit që po i vdiste, bashkë me anëtarët e tjerë të familjes, për t’i qëndruar pranë.

ëmijët gëzojnë përkrahje nga të gjithë komuniteti, për nder të familjes së mrekullueshme që kanë. 

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat