Nuk pajtohet me dënimin, e gjuan gjykatësin me karrige

Ndryshe

Nuk pajtohet me dënimin, e gjuan gjykatësin me karrige

Më: 11 shkurt 2017 Në ora: 17:20
Pamje nga gjykata

Jordan Rhoades nga Indiana e Shteteve të Bashkuara, nuk është pajtuar që u dënua me një vit burg dhe hodhi katër karrige në drejtim të gjykatësit.

Në momentin kur kuptoi për kohën që do të qëndrojë prapa grilave, 20-vjeçari u bë i dhunshëm dhe nuk mundi ta kontrollojë vetën.

Megjithëse theu një kompjuter, askush nuk u lëndua. Ndërsa ai u largua nga salla e gjyqit me shpejtësi, por u ndalua menjëherë.

“Nuk di çfarë ndodhi me mua, nuk isha vetja dhe asgjë nuk po më kujtohet”, ka thënë Rhoades lidhur me rastin.

Mësohet se atij i është dhënë ky dënim, pasi e kishte thyer rregullat e lirimit me kusht për dënimin prej 60 ditë burgim, që duhet të kryente shkaku i disa shkeljeve të lehta. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat