Mendonte se i dashuri po i propozon martesë për Shën Valentin, por kur e hapi kutinë e unazës mbeti e shokuar me atë që pa

Ndryshe

Mendonte se i dashuri po i propozon martesë për Shën Valentin, por kur e hapi kutinë e unazës mbeti e shokuar me atë që pa

Më: 15 shkurt 2017 Në ora: 19:41
Pamje nga video

Një video gazmore është shfaqur në internet, në të cilën shihen burrat duke u tallur me partneret e tyre në mënyrën më mizore të mundshme.

Në videon 35 sekondëshe ata mundohen t’i mashtrojnë kinse për Shën Valentin po u dhurojnë unaza për martesë, por në fakt brenda kutisë gjendeshin të pasmet e një lodre e cila në momentin që hapej, dëgjohej duke lëshuar gazra.

Reagimet e femrave ishin nga më të ndryshmet në momentin kur e kuptonin se brenda kutisë nuk kishte unazë, por të pasme lodër që lëshonin gazra.

Disa prej tyre madje e marrin me sportivitet lojën e partnerëve të tyre, duke i përgëzuar për “idenë” brilante.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat