Deshën të shkatërrojnë televizorin e vjetër, por s'do ta besoni çka kishte brenda tij

Ndryshe

Deshën të shkatërrojnë televizorin e vjetër, por s'do ta besoni çka kishte brenda tij

Më: 17 shkurt 2017 Në ora: 18:00
Televizori, ilustrim

Një burrë 68-vjeç nga Kanada ka qenë shumë i befasuar kur autoritetet i kthyen në shtëpi më shumë se 71.900 dollarë në kesh. Paratë ishin zbuluar në një televizor të vjetër.

Një punëtore e fabrikës së riciklimit, gjatë muajit të kaluar kishte gjetur të hollat që kishin qenë të fshehura në televizor.

Kjo fabrikë që gjendet në Ontario, ka bërë të ditur se menjëherë kishte kontaktuar Policinë. Dhe, aty autoritet zbuluan se paratë e humbura i kishte trashëguar burri i moshuar.

Paratë ishin fshehur në një kuti së bashku me dokumente, gjë që ua ka lehtësuar punën autoriteteve që të gjejnë pronari.

Por ky burrë u ka thënë policëve se i kishte harruar paratë kur ia kishte falur televizorin një miku.

Paratë ishin fshehur 30 vite më parë dhe ishin dedikuar për anëtarët e familjes si pjesë e planit të trashëgimisë.

Pronari i fabrikës ka falënderuar punëtorët e vet për sinqeritetin e treguar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat