Godet me hekur dhe gurë kangurin deri sa e ngordh, dënohet

Ndryshe

Godet me hekur dhe gurë kangurin deri sa e ngordh, dënohet

Më: 24 shkurt 2017 Në ora: 07:46
Pamje nga video

Një burrë ka përfunduar pas hekurave pasi është zbuluar përmes një videoje nga policia teksa shihet duke rrahur një kangur derisa ai ka ngordhur.

Në videon që mund ta gjeni edhe më poshtë, janë kapur dy burra, ku njeri prej tyre shfaqet duke rrahur kangurin për vdekje me një shkop të metaltë.

Vance Jarvis i cili i ka marrë jetën kangurit pasi e ka qëlluar edhe me gurë, shihet teksa në fakt nxitet për një veprim të tillë nga shoku i tij Craig House.

Ngjarja është regjistruar në Burbury të Australisë, ndërsa gjykata ka dënuar Craig House me 11 muaj burg, ndërsa shokun e tij me gjobë prej 10 mijë dollarë australianë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat