102 vjeçarja sheh veten në film për herë të parë, ky është reagimi prekës i saj!

Ndryshe

102 vjeçarja sheh veten në film për herë të parë, ky është reagimi prekës i saj!

Më: 25 shkurt 2017 Në ora: 17:40
Alice Barker ka qenë valltare gjatë rilindjes së viteve 1930-40'ta

Ajo kishte vallëzuar në klubet si Apollo, Koton, Zanzibar dhe Broduej, me legjendat si Frank Sinatra, Gene Kelly dhe Bill Robinson.

Edhe pse ajo kishte vallëzuar për filma të shumtë, komercialë dhe shou televiziv, ajo nuk e kishte parë kurrë asnjërin prej tyre, dhe të gjitha fotografitë dhe gjërat tjera të ruajtura kishin humbur nëpër vite.

Pas disa vitesh kërkimi, është gjetur “soundies” ku Alice ishte shfaqur dhe më në fund ata që e kishin gjetur, ishin të gatshëm që t’ia tregonin asaj- ajo se kishte parë veten duke vallëzuar asnjëherë.

Alice kishte vdekur me 16 prill të vitit 2016. Ajo kaloi ditën e fundit të jetës së saj duke dëgjuar muzikë dhe duke lexuar mesazhet e drejtuara asaj; duke e falenderuar për artin unik dhe duke i dërguar lule.

Më shumë për Alicen mund të mësoni në videon më poshtë. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat