98-të vjeçarja, mësuesja më e vjetër e jogës

Ndryshe

98-të vjeçarja, mësuesja më e vjetër e jogës

Më: 25 shkurt 2017 Në ora: 21:23
Tao Porchon-Lynch

Tao Porchon-Lynch është mësuesja më e vjetër e jogës në botë, sipas Librit Rekordit Guinness.

Në moshën 98 vjeçare, ajo ende jep mësim për 5 seanca joge në javë dhe së fundmi ka shkruar edhe një autobiografi ku tregon për sekretet e saja për energji të pakufishme.

Tao u rrit në Indi dhe jeton në periferi të Nju Jorkut. Ajo filloi të mësonte jogën kur ishte fëmijë, pavarësisht se halla e saj i kishte thënë se joga nuk është për vajzat.

Studentët e jogës të të gjitha moshave bëhe shpejt adhuruesit e saj.

Tao i thotë atyre: “Mos i lejoni të tjerët t’ju thonë se çfarë nuk mund të bëni”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat