Kur qeni e tërheq pronaren dhe e përplas për toke!

Ndryshe

Kur qeni e tërheq pronaren dhe e përplas për toke!

Më: 2 mars 2017 Në ora: 20:26
Karli Weir nga South Shield i Anglisë me qenin e tij

Karli Weir nga South Shield i Anglisë, nuk ka mundur të vrapojë njëjtë sikurse qeni Rome, ndaj është rrëzuar keq në asfalt.

Ajo kishte dalë ta bënte xhiron e zakonshme, por qeni i familjes nisi të vrapojë e pronarja nuk mund ta zinte hapin me të.

Meqenëse nuk donte ta lëshonte, kafsha që peshon rreth 70 kilogramë e ka rrëzuar për toke.

Në videon e postuar më poshtë, mund të shihet momenti kur ajo merr frymë thellë dhe përpiqet të vrapojë, por e ka të kotë.

“Kjo është kur qeni bëhet pronar i njeriut dhe e tërheq aty ku dëshiron”, është një koment lidhur me rastin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat