Dëshira e fundit e 7-vjeçarit: Më varrosni në të njëjtin varr me nënën

Ndryshe

Dëshira e fundit e 7-vjeçarit: Më varrosni në të njëjtin varr me nënën

Më: 18 mars 2017 Në ora: 07:50
Filip Kwasny

Një 7-vjeçar i cili po humb betejën me sëmundjen e leucemisë, ka shprehur dëshirën e tij të fundit, e cila është: “Të varroset në të njëjtin varr me mamanë e tij, në mënyrë që ajo të kujdeset në qiell për të”.

Filip Kwasny e thotë dëshirën e tij të fundit nga krevati i një spitali në Londër, pasi kimioterapia dhe transplanti i qelizave staminale dështuan t’i kurojnë leuceminë. “Daily Mail” shkruan se tani që kanceri po përhapet në mënyrë intensive,

Filip po merr vetëm kujdes paliativ. Ndërkohë 7-vjeçari humbi nënën e tij kur ai ishte vetëm 2 vjeç. Edhe ajo ndërroi jetë nga kanceri dhe është varrosur në Poloni në fshatin ku çifti Kwasny ishte martuar.

Një vit pasi vdiq ajo, djali u diagnostikua me tumor. “Ai thotë se unë jam engjëlli i tij në tokë ndërsa e ëma do të kujdeset kur të shkojë në qiell” thotë i ati për “Daily Mail”. Shumë njerëz të panjohur por me një zemër të madhe kanë nisur të ndihmojnë, që dëshira e fundit e vogëlushit të realizohet. “Faleminderit që po më ndihmoni që dëshira ime të bëhet realitet”, shprehet ai nga krevati i spitalit “Fox Ward”.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat