Gjenden zemrat më të shëndosha në botë

Ndryshe

Gjenden zemrat më të shëndosha në botë

Më: 18 mars 2017 Në ora: 19:10
Ilustrim

Zemrat më të shëndosha në botë janë gjetur tek populli Tsiname në një pyll në Bolivia.

Sipas një studimi pothuajse asnjë person nga ky vend nuk kishte bllokadë në aterie – edhe pse në moshë të shtyrë, shkruan BBC.

“Është një popullatë e mahnitshme, me mënyrë të jetesës dhe të ushqyerit radikalisht më ndryshe” ka thënë njëri nga studiuesit.

Edhe pse pjesa tjetër e botës nuk mund t’i rikthehet gjuetisë dhe jetesës së hershme, mund të nxirren disa mësime.

Aktualisht janë rreth 16,000 persona tsimane të cilët peshkojnë, merren me gjueti dhe ferma në lumin Maniqui në pyjet e Amazonës.

Mënyra e jetesës së tyre ngjan me civilizimin njerëzimit të mijëra viteve më parë.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat