Vozitësi i pakujdesshëm, në vend se të frenojë shkel papuçen e gazit

Ndryshe

Vozitësi i pakujdesshëm, në vend se të frenojë shkel papuçen e gazit

Më: 21 mars 2017 Në ora: 09:44
Pamje nga video

Fatkeqësitë, të cilat ndodhin si pasojë e shkeljes së papuçes së gazit në vend të frenimit nuk janë të rralla, por nuk ndodh edhe aq shpesh që pas kësaj “të shpërthejë” murin dhe të qëndrojë varur në katin e dytë të ndërtesës.

Kjo i ka ndodhur një vozitësi në Brazil, por fatmirësisht Chevroleti në të cilin ndodhej mbeti i ngujuar në mur derisa nuk arritën zjarrfikësit, të cilët tërhoqën automjetin dhe e kthyen mbrapa në garazh.

Ndryshe, ky incident ka ndodhur para dy vitesh, por videoja kohë më parë është hedhur në rrjetet e internetit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat