E la të djalin një vit pa telefon, ja çfarë i ndodhi atij

Ndryshe

E la të djalin një vit pa telefon, ja çfarë i ndodhi atij

Më: 23 prill 2017 Në ora: 11:51
Karly Tophill me djalin e saj Dylan Kissling

E shqetësuar nga fakti se djali i saj shpenzonte shumë orë në rrjetet sociale me iPhone-in e tij, kjo nënë mori një vendim ekstrem ndaj të birit.

Megjithëse kishte shumë vështirësi, ajo arriti që për një vit t’ia hiqte krejtësisht telefonin fëmijës së saj.

“O zot jam e mahnitur, e shokuar nga ndryshimi që pësoi im bir. Pas 7 javësh filloi të bëhej më llafazan, më social, mësonte më shumë dhe kishte më shumë shokë. Unë besova te ndryshimi i djalit tim dhe ai erdhi. Inkurajoj çdo mama që të paktën një ditë në javë, t’ia heqë fëmijës smartphone, ai po na i shkatërron fëmijët pa e vënë re”, tha ajo pas një viti pa telefon.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat