Lëndoi trurin, u bë artiste brenda natës

Ndryshe

Lëndoi trurin, u bë artiste brenda natës

Më: 23 prill 2017 Në ora: 22:30
Heather Thompson

Një afaristes së suksesshme i ndryshoi jeta përgjithmonë kur një lëndim i rëndë në kokë i dha asaj një talent të rallë artistik.

Para aksidentit më 2011, Heather Thompson nga Amerika ishte në kulmin e karrierës si stratege biznesi, ishte e martuar dhe kishte një vajzë dy vjeçare, shkruan Metro.

Por ajo ishte në supermaket kur lëndoi kokën e saj.

Që nga ajo kohë, ajo tani është artiste dhe ka krijuar vepra të mahnitshme arti.

Mjekët e kishin përshkruar gjendjen e saj si “Acquired Savant Syndrome”, një term i përdorur kur dikush pëson lëndim në tru dhe zhvillon shkathtësi në diçka, direkt pas një aksidenti.

Megjithatë, Thompson ishte shëruar mrekullisht, dhe e kishte ruajur shkathësinë e saj artistike.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat