Pacientja xhironte me telefon ortopedët derisa po e operonin

Ndryshe

Pacientja xhironte me telefon ortopedët derisa po e operonin

Më: 24 prill 2017 Në ora: 22:22
Pacientja xhironte me telefon ortopedët derisa po e operonin Luajti me telefon gjatë procesit të operimit

Pacientja e njohur vetëm si Zhu, është lejuar nga mjekët e një spitali në Kinë, që të xhirojë dhe luajë lojëra në telefon gjatë operimit, sepse ishte shumë nervoze.

Gruaja 69-vjeçare, kishte anetsezion lokal derisa i kryhej intervenimi në këmbë, duke bërë që të jetë plotësisht e vetëdijshme.

Image
Luajti me telefon gjatë procesit të operimit

“Zakonisht janë të ndaluara, sepse mund të shkaktojnë interferim te aparatet për matjen e pulsit dhe frymëmarrjes, si dhe zhurma i pengon mjekët, por bëmë një përjashtim”, ka thënë mjeku kujdestar.

Madje, po konsiderohet që telefonat mund të lejohen në raste të caktuara, por me zë të ulur dhe nën përkujdesje të shtuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat