E pazakontë, e merr vesh që po e voziste dashnoren e burrit të saj

Ndryshe

E pazakontë, e merr vesh që po e voziste dashnoren e burrit të saj

Më: 26 prill 2017 Në ora: 12:55
Msixelaa

Një vajzë në rrjetin social Twitter ka ndarë tregimin e saj të tradhëtisë, që është vërtetë i pazakontë.

Përmes aplikacionit Uber, ajo kishte shkuar në aeroport që ta marrë një vajzë, që për adresë i dha atë të të dashurit të saj (vozitëses).

Kur Msixelaa (emri i saj në Twitter) e kishte dërguar klienten tek ajo adresë, aty u shfaq i dashuri i saj, që e kishte gënjyer se po shkonte në New York që ta vizitonte nënën e sëmurë, por valixhja e tij kishte qenë e zbrazët.

Më pas, vajza e tradhtuar si shenjë hakmarrje mori valixhen e dashnores së tij që gjendej ende në makinën e saj, dhe e përmbylli tregimin në Twitter duke ua bërë të ditur lexuesëve se ajo tashmë është beqare.

Msixelaa e fitoi simpatinë e shumicës për mënyrën se si e kishte përballuar këtë situatë dhe kjo heroinë u emërua me titullin #uberbae

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat