Përmes detit e tokës, shpëtohet poni që kishte mbetur në mes të shkëmbinjve

Ndryshe

Përmes detit e tokës, shpëtohet poni që kishte mbetur në mes të shkëmbinjve

Më: 23 maj 2017 Në ora: 17:38
Pamje nga video

Grupi prej 13 aktivistëve, e kanë shpëtuar një poni që kishte mbetur poshtë një shkëmbi të lartë afro 25 metra në Wales.

Ata kanë shkuar me barkë pranë kafshës dhe pasi e kanë vënë në gjumë me qetësues, pjesa tjetër e kanë tërhequr lartë të futur në një thes gome.

Ende nuk dihet se si ka përfunduar në atë hapësirë, por besohet se ka notuar dhe më pas nuk ka ditur të kthehet prapa.

Autoriteteve iu është kërkuar të rrethojnë atë pjesë, nga frika se mund të pësojë ndonjë njeri apo kafshë. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat