A është ky aksidenti më i tmerrshëm që ndonjëherë keni parë?

Ndryshe

A është ky aksidenti më i tmerrshëm që ndonjëherë keni parë?

Më: 24 maj 2017 Në ora: 16:13
Pamje nga aksidenti

Një aksident i tmerrshëm komunikacioni ka tmerruar gjithë Meksikën, ndërsa e gjithë ngjarja është filmuar nga kamerat e sigurisë.

Në videon e postuar më poshtë shfaqet momenti kur një kamion gjigant që po transportonte armaturë të çeliktë, humb kontrollin dhe rrokulliset në një autostradë në La Marquesa në Meksikë.

Si pasojë e këtij aksidenti të tmerrshëm janë lënduar shtatë persona, disa prej të cilëve ishin punëtor që po riparonin rrugët që ishin shkatërruar nga një aksident i mëparshëm.

Pas këtij aksidenti është dashur të intervenojnë dhjetëra persona për t’i nxjerrë të plagosurit që ishin ngujuar nën armaturat e çelikta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat