Trimëri apo budallallëk? Rrezikon jetën për të ofruar “spektakël”

Ndryshe

Trimëri apo budallallëk? Rrezikon jetën për të ofruar “spektakël”

Më: 16 qershor 2017 Në ora: 01:51
Olel Shestyarenko ekspert i sportit “parkour”, është filmuar nga miqtë duke vrapuar në drejtim të motoçikletës duke fluturuar në ajër

Një djalë i ri i apasanionuar pas sporteve ekstreme, ka rrezikuar jetën që të realizoi një “shfaqe” për miqtë e tij, duke vrapuar në drejtim të motoçikletës që lëvizte me shpejtësi të madhe, dhe në momentin që i afrohet kërcen mbi të duke bërë salto.

Olel Shestyarenko ekspert i sportit “parkour”, është filmuar nga miqtë duke vrapuar në drejtim të motoçikletës duke fluturuar në ajër, dhe duke u rrokullisur mbi të pa e prekur as edhe me gishtin e vogël të këmbës.

Edhe pse në fillim ata kryen disa prova të sigurohen se gjithçka do të shkoj sipas planit, ata në fund arritën ta kryejnë me sukses misionin e tyre në pistën e garave në qytetin Yekaterinburg në Rusi.

Shumë përdorues të rrjeteve sociale e kanë kritikuar për faktin se ka rrezikuar jetën për një “spektakël” që mund të shërbej si model për të rinjtë, derisa kishte edhe persona tjerë që e kanë duartrokitur për guximin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat