Deformimet në këmbë nuk e ndaluan të bëhet valltar i mahnitshëm

Ndryshe

Deformimet në këmbë nuk e ndaluan të bëhet valltar i mahnitshëm

Më: 17 qershor 2017 Në ora: 06:47
Blessing Fire

Blessing Fire nga Zimbave, ka lindur me këmbë të deformuara dhe kurrë nuk ka mundur të ecë si njeri normal.

Mjekët kanë hequr dorë nga ai, duke i ofruar menjëherë karrocën për të lëvizur, por askush nuk ka thënë asgjë për aftësitë për vallëzim.

“Inspirohesha nga vëllai im atlet, që të bëja disa ushtrime, por limitimet e mija ishin të mëdha. Pastaj e zbulova stilin e vallëzimit breakedance”, ka thënë Fire lidhur me rastin.

Me ushtrime të shumta, ia doli që të fitonte në konkurse të ndryshme, ndërsa tani është instruktor, si dhe pjesëtar i jurisë në një emision lokal.

“Është e vetmja gjë që më japë kënaqësi të brendshme. Po që se dëshironi diçka, duhet të vazhdoni të besoni dhe të punoni në atë drejtim”, është shprehur ai. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat