Gjendet gruaja që kishte shkruar mesazhin në shishe, 27 vite më parë

Ndryshe

Gjendet gruaja që kishte shkruar mesazhin në shishe, 27 vite më parë

Më: 19 qershor 2017 Në ora: 12:50
Ilustrim

Misteri se kush e ka shkruar mesazhin në shishe, tashmë është zgjidhur.

Në shtator të vitit 1988, Jan Nelson kishte shkruar një mesazh në shishe për djalin e saj, Chris dhe e kishte lënë në det të hapur.

Pas tre dekadash, letra ishte gjetur nga pesë vjeçari Ryder dhe e ëma e tij, Heather Baird, në një plazh të Kalifornisë.

Ata e postuan videon në rrjetet sociale, pastaj kjo ngjarje doli dhe në media, duke bërë që Jan të kuptojë se ishte letra që kishte shkruar ajo vite më parë.

E kontaktuar nga Inside Edition, ajo tregon se është mahnitur dhe se i duket që ka fituar lotari.

Shikoni videon më poshtë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat