U ndalohet veshja e pantallonave të shkurtra, shoferët veshin minifunde

Ndryshe

U ndalohet veshja e pantallonave të shkurtra, shoferët veshin minifunde

Më: 22 qershor 2017 Në ora: 15:26
Ilustrim

Disa shoferë të autobusëve në Francë kanë filluar që të veshin minifunde para shefave të tyre.

Këtë hap ata e kanë ndërmarrë pasi që në kompaninë që punojnë është ndaluar që të vishen pantallonat e shkurta.

Në Francë këto ditë është regjistruar temperatura deri në 38 gradë, ndërsa autoritetet kanë bërë thirrje që njerëzit të jenë vigjilent dhe të mos ekspozohen në diell.

Por që shoferët në perëndim të qytetit të Nantes, që i përkasin “CFDT union” kanë thënë se uniforma e tyre nuk është e përshtatshme për ato temperatura dhe se në momente si ai ata u kanë lakmi femrave.

Ata kanë thënë se ndjehen të diskriminuar që femrat lejohen të veshin minifunde, e burrat jo.

Shoferët madje kanë thënë se nuk kanë as klima në autobusët ku punojnë prandaj edhe kanë shkuar në punë me veshjet e femrave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat