Mos e hidhni të dashurën tuaj në pishinë, ja çka i ndodhi një të riu

Ndryshe

Mos e hidhni të dashurën tuaj në pishinë, ja çka i ndodhi një të riu

Më: 24 qershor 2017 Në ora: 12:24
Në videon e cila besohet që është regjistruar në Amerikën Veriore, një mashkull dhe shoku i tij shihet si e hedhin një femër drejt ujit.

I riu mund lirisht të kërkojë një të dashure të re, pasi që ka provuar ta hedhë partneren e tij në ujë nga një anije, por ajo ra brenda anijes duke e lënduar qafën.

Videoja që ka regjistruar momentin fatkeq është postuar në youtube me titullin “Mos e hidhni të dashurën tuaj nga anija në këtë mënyrë”, raporton DailyMail.

Në videon e cila besohet që është regjistruar në Amerikën Veriore, një mashkull dhe shoku i tij shihet si e hedhin një femër drejt ujit.

Por, anash ishin mbledhur edhe disa shikues, që deshën ta shohin momentin e “hedhjes”, por gjithçka shkoi keq.

Në momentin e hedhjes së saj, i dashuri e lëshoi ndërsa shoku i tij duke menduar se nuk kishte marrë lartësinë e duhur tentoi ta ndalte atë gjë që ka bërë që ajo të bie në anije duke lënduar qafën.

Më poshtë është videoja e plotë e kësaj hedhjeje, që nuk do të duhej t’ia bënit të dashurës suaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat