Fituesja e lotarisë sërish me probleme, intervenimi estetik s’i shkoi aspak mirë

Ndryshe

Fituesja e lotarisë sërish me probleme, intervenimi estetik s’i shkoi aspak mirë

Më: 26 qershor 2017 Në ora: 09:13
Jane Park

Jane Park nga Edinburgu i Anglisë, i është gëzuar shumë fitimit të një milion funteve në lotari, por jeta saj ka ndryshuar për të keq.

Së fundmi, 21-vjeçarja ka paguar rreth 60 mijë euro në një klinikë të Turqi, për t’i zmadhuar të pasmet, mirëpo anestezioni i ka shkaktuar reaksion alergjik duke ia ka ënjtur fytyrën.

Image
Para se të kryente intervenimin…

“Pas pushimit disaditor në ambiente luksoze, vendosi të bënte operimin. Por, diçka nuk shkoi në rregull dhe ajo është bërë si tullumbace”, ka thënë një shoqe e saj, duke shtuar se gjendja saj shëndetësore po i kthehet normalitetit.

Prejse është bërë milionere, Park ka kriza nervore dhe ndjehet e vetmuar, ndërsa ka paditur kompaninë e lojërave të fatit që e la të luante kur ishte ende adoleshente.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat