Merimangat si ushqim

Ndryshe

Merimangat si ushqim

Më: 26 qershor 2017 Në ora: 10:09
Kamboxhia

Në Kamboxhia është sezoni i tarantulave të ngrënshme.

Merimangat gjigante, që vërshojnë bashkë me shirat, për vendasit janë një ushqim që nuk mund të refuzohet: kërcet në gojë, vjen si i kripur e njëkohësisht edhe pak i ëmbël, e është 100% natyral.

Vendi kryesor ku mund të gjeni tarantulat është rajoni Skuon, 70 km larg kryeqytetit Phnom Penh.

“Tarantulat kanë një shije krejt të ndryshme nga ato të insekteve të tjera, si bulkthet për shembull. Janë shumë më të mira sesa të gjithë të tjerët”, ka thënë njëri nga blerësit.

Në fshatrat e Kamboxhias, këto merimanga i gjen me shumicë nëpër gropa të nëndheshme. Gjatë sezonit të thatë, ato qëndrojnë thellë nën tokë, ku lëshojnë vezët, por gjatë qershorit dhe nëntorit, ato dalin jashtë nga freskimi i motit dhe kështu janë më të lehta për t’u kapur.

Mes të interesuarve ka edhe të huaj, siç rrëfejnë vet fshatarët. Disa i blejnë, por shumica thjesht i fotografojnë ose marrin vetëm një sa për ta provuar, sepse përgjithësisht i kanë frikë.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat