Fëmijët imtojnë festivalin spanjoll, në vend të demit ndiqen nga një qen i vogël

Ndryshe

Fëmijët imtojnë festivalin spanjoll, në vend të demit ndiqen nga një qen i vogël

Më: 12 korrik 2017 Në ora: 08:25
Shihni ikjen e tyre qesharake, që është shpërndarë dhe pëlqyer shumë në rrjetin social

Disa fëmijë që luanin në një park të Madridit në Spanjës, kanë imituar festivalin që zhvillohet në Pamplona, ku të pranishmit ndiqen nga demat.

Mirëpo, në vend të kësaj kafshe gjigante, pas tyre vraponte një qen shumë i vogël.

“Vijmë te Shën Fermino sepse është mbrojtësi ynë, na udhëheqë në vrapimin me dema dhe duke na dhënë bekimin” kanë kënduar ata këngën tradicionale, para se të nisin vrapin.

Më poshtë mund të shihni ikjen e tyre qesharake, që është shpërndarë dhe pëlqyer shumë në rrjetin social.

“Pse të goditen nga demat e fuqishëm, kur mund të vrapojnë dhe të kënaqen duke ikur prej një qeni të vogël” është një koment lidhur me rastin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat