Fëmija bie nga makina, nëna del me vrap ta shpëtojë, por ndodh ajo që nuk pritej…

Ndryshe

Fëmija bie nga makina, nëna del me vrap ta shpëtojë, por ndodh ajo që nuk pritej…

Më: 14 korrik 2017 Në ora: 23:30
Pamje nga ngjarja

Një ngjarje me të vërtetë mjaft e çuditshme dhe njëkohësisht e pabesueshme ka ndodhur në Kinë.

Një automjet i drejtuar nga një grua brenda të cilit ndodheshin edhe disa fëmijë u bë protagonist i një aksidenti që rrallë mund të jetë filmuar nga kamerat e sigurisë.

Makina po merrte kthesën kur befas dera e pasme hapet dhe një fëmijë bie nga makina në rrugë.

Nëna e tmerruar e sheh dhe ndalon menjëherë makinën për ta shpetuar, por nga hutimi harron të ngrejë frenat e dorës.

Si përfundim makina ecën mbrapsht dhe i zë nënën dhe fëmijën poshtë. Menjëherë shoferët e mjeteve që po kalonin pranë, dolën nga makinat dhe vrapuan t’i ndihmonin.

Nuk ka ndodnjë informacion nëse pati apo jo humbje jete nga ky aksident, por pamjet janë mjaft të rënda dhe duhet të na sjellin në mendje rrezikshmërinë e madhe që ka kujdesi ndaj mbylljes mirë të dyerve të mjetit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat