Autostrada mbulohet nga 3.5 ton ngjala

Ndryshe

Autostrada mbulohet nga 3.5 ton ngjala

Më: 16 korrik 2017 Në ora: 00:21
Ngjala

Një autostradë në Oregon të Shteteve të Bashkuara u “përmbyt” nga 3.5 ton ngjala.

Ngjarja ndodhi të enjten kur kamioni transportues u përfshi në një aksident dhe e për pasojë pesë automjete u dëmtuan. Lëngu i derdhur prej tyre është ngjitës.

Sasia prej 3.5 ton ishte e destinuar për në Kore. Një person mbeti i plagosur gjatë aksidentit.

Image

Aksidenti shkaktoi mbylljen e korsive të rrugës për orë të tëra.

Shoferi i kamionit është duke u hetuar në lidhje me rastin, tha një zëdhënëse e policisë së Oregonit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat