Vogëlushja e lindur pa krahë, përdorë këmbët si duar – një inspirim i mrekullueshëm

Ndryshe

Vogëlushja e lindur pa krahë, përdorë këmbët si duar – një inspirim i mrekullueshëm

Më: 17 korrik 2017 Në ora: 13:47
Sophi Green

Kur Christine dhe Jeremy Green nga SHBA e panë për herë të parë fotografinë e 2-vjeçares Sophi, gjëja e parë që i mahniti ata ishin sytë e saj ngjyrë kafe.

Por, ata vërejtën edhe diçka tjetër rreth kësaj vajze të bukur kineze, e cila më vonë do të bëhej vajza e tyre e adoptuar: Sophi nuk kishte krahë.

Christine dhe Jeremy e adoptuan atë në Kinë dhe e morën me vete në SHBA. Ata u mahnitën nga aftësia e Sophi për t’i përdorur këmbët si duar në gjërat e përditshme.

“Më kujtohet kur sapo e kishim adoptuar Sophi-n dhe i blemë akulloren e parë. Isha gati ta ushqeja atë, por ajo thjeshtë përdori këmbët e saj dhe filloi të hante vetë.

U mahnitëm dhe e kuptuam se ajo mund të bëjë çdo gjë”, tha Christine. Sot, Sophi ka zhvilluar një aftësi të pabesueshme për t’i përdorur këmbët dhe gishtat e këmbëve për të gjitha detyrat e përditshme.

Ajo tani është në gjendje të përdorë thikë dhe pirun, të shkruajë me kimik, t’i lajë dhëmbët dhe t’i japë biçikletës.

Pasioni i saj më i madh, megjithatë, ka qenë gjithmonë vallëzimi. Sophi kishte filluar baletin, por gradualisht e la atë, pasi u pikëllua se nuk mund t’i bashkohej koreografisë me krahë.

Sophi thotë se dëshiron t’i inspirojë të tjerët – ata me dhe pa çrregullime – për t’i kaluar sfidat në jetë. Ajo gjithashtu shpreson se historia e saj do të inkurajojë më shumë familje që të adoptojnë fëmijë me çrregullime.

“Mos e lejoni askënd që t’ju ndalojë të bëni diçka që doni”, thotë ajo.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat