Vret burrin, e kallëzon papagalli

Ndryshe

Vret burrin, e kallëzon papagalli

Më: 20 korrik 2017 Në ora: 15:24
Glenna Duram dhe Martin Duram

Glenna Duram është shpallur fajtore për vrasjen e burrit të saj tashmë të ndjerë Martin Duram.

Ajo e qëlloi atë me armë zjarri 5 herë para se të mundohej të vriste veten, dhe e gjitha kjo para papagallit që ata mbanin.  Fatkeqësia ka ndodhur në vitin 2015, ndërsa procesi gjyqësor ka zgjatur 2 vite.

Papagalli është i llojit afrikan dhe është lloj që mund të ushtrohet të përsërisë fjalët e dëgjuara nga pronarët e tij.

Papagalli i quajtur Bud, ka përsëritur fjalët “mos gjuaj” dhe besohet duket këto ishin fjalët e fundit të viktimës para se të vritej.

Megjithëse familjarët e viktimës besojnë se papagalli është i besueshëm, juria ka vendosur që ai nuk mund të merrej në gjyq si dëshmitar. Megjithatë Glenna është dënuar me burg për vrasje të shkallës së pare, dhe dënimi pritet te jepet muajin e ardhshëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat