“Ky viç është bashkëshorti im”

Ndryshe

“Ky viç është bashkëshorti im”

Më: 21 korrik 2017 Në ora: 09:40
Khim Hang

Një viç 5-muajsh është bërë shumë i famshëm në rrjetet sociale dhe historia e tij është bërë virale në internet, pasi një grua beson se ai është rimishërimi i bashkëshortit të saj, i cili vdiq një vit më parë.

“Unë besoj se viçi është burri im sepse bën gjithçka, pikërisht në të njëtën mënyrë siç i bënte edhe burri im,”– është shprehur Khim Hang nga Cambodia.

Viçi ka lindur në mars dhe është bërë shumë i famshëm falë këtyre pretendimeve. Fshati ka hapur dyert për kafshën dhe gëzon disa nga privilegjet që bashkëshorti i 74-vjeçares , Tol Khat, gëzonte dikur. Ai ushqehet, lahet dhe flen në shtratin e të ndjerit.

“Unë do ta mbaj dhe do të kujdesem për të gjatë gjithë jetës sime,”-shtoi Khim.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat