Burri që shkon në punë duke notuar

Ndryshe

Burri që shkon në punë duke notuar

Më: 25 korrik 2017 Në ora: 11:35
Benjamin Davis

Shumica prej nesh shkojmë në punë me veturë, autobus, tren apo edhe në këmbë, por Benjamin Davis në punë shkon duke notuar përgjatë lumit Isar të Munihut

Ai thotë se nëpërmjet  kësaj metode ai i ik trafikut të dendur dhe stresit që sjell rruga e stërmbushur e qytetit.

Laptopin dhe rrobat i vendos në një çantë të pa përshkueshme nga uji, dhe noton 2 kilometra çdo ditë për në punë.

Varësisht nga moti ai vesh rroba banje të gjata apo te shkurta dhe një palë sandale të gomës, për t’i ruajtur këmbët nga xhamat që gjinden përgjatë shtratit të lumit.

Ai ka thënë se kjo mënyrë e transportit është më e shpejt dhe shumë relaksuese për të. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat