Ndalohet shitja e këtyre pelenave, hiqni menjëherë nga përdorimi

Ndryshe

Ndalohet shitja e këtyre pelenave, hiqni menjëherë nga përdorimi

Më: 25 korrik 2017 Në ora: 16:10
Ilustrim

Kompania e prodhimit të pelenave, Asda, ka tërhequr nga tregu pelenat e saj për të posalindurit pasi një foshnjë përjetoi tmerrin kur u infektua nga ky produkt.

Jordan Bartliff nga South Yorkshire ka postuar fotografi tronditëse në facebook, ku tregon lëkurën e skuqur të bebes së lindur para kohe.

Babai ka treguar se foshnja e lindur pesë javë para kohe, ka qenë i mbështjell me këto pelena për tri javë, por pa pritur ndodhi që bebja të pësoj një reagim kimik nga pelena.

Ai ka paralajmëruar prindërit tjerë që të jenë të kujdesshëm me pelena, duke shtuar se një ngjarje e tillë mund t’u ndodhë edhe me lloje të tjera.

Për momentin është ndaluar shitja e këtyre pelenave.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat