Shokuese, Rreth 3 mijë gjela ngordhin prej hardhucës

Ndryshe

Shokuese, Rreth 3 mijë gjela ngordhin prej hardhucës

Më: 15 gusht 2017 Në ora: 08:02
Gjelat

Një kompani sigurimesh është detyruar të paguajë më shumë se rreth 26 mijë dollarësh pasi 3 mijë gjela u frikësuan për vdekje nga një hardhucë.

Hardhuca kishte shkaktuar panic në fermën e mbajtjes së shpendëve duke cuar në ngordhjen e 2848 zogjve nga asfiksia.

“Shkaku i ngordhjes së 2848 kafshëve të siguruara në rajonin e Tambov në Rusi ishte asfiksia prej pranisë së një zvarraniku në kafazin e mbajtjes së gjelave,” – thuhej në një deklaratë në faqen e internetit.

Pasi u përball me rastin, ferma mori një shumë prej 26.300 dollarësh nga kompania e sigurimit. Ndërmarrja ndërkombëtare menaxhon mbi 660 mijë gjela që mbrohen nga aksidentet, fatkeqësitë natyrore, sëmndjet dhe helmimet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat