Përplas për vdekje kalimtarin, shoferi largohet duke i kaluar sipër trupit

Ndryshe

Përplas për vdekje kalimtarin, shoferi largohet duke i kaluar sipër trupit

Më: 16 gusht 2017 Në ora: 23:10
Pamje nga ngjarja

I kalon çdo kufij njerëzorë ajo që ka ndodhur në Birmingham të Britanisë, ku një person me mercedes të zi shtyp një kalimtar.

Ai nuk ndalon për t’i dhënë ndihmën e shpejtë, por i kalon sipër dhe largohet sikur të mos kishte ndodhur asgjë.

Drejtuesi i makinës e la kalimtarin me dëmtime në trup dhe kokë, çka i shkaktuan vdekjen.

E gjithë skena është filmuar nga një kamerë “GoPro” e një motoristi që po kalonte aty. Ai madje, i irrituar, dëgjohet të thërrasë: të kam filmuar o plehrë.

Drejtuesi është në kërkim nga policia britanike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat