Efekti domino! Përmbytje nga shiu, 50 makina grumbullohen në rresht

Ndryshe

Efekti domino! Përmbytje nga shiu, 50 makina grumbullohen në rresht

Më: 20 gusht 2017 Në ora: 09:02
Aksident

Dhjetra makina janë grumbulluar njëra pas tjetrës pas përmbytjeve të mëdha të shkaktuara nga reshjet e dendura të shiut në një qytet turistik në Krime. Zinxhiri i automjeteve të shkatërruara shkaktoi një trafik prej 10 km në autostradë.

Qyteti i Sudak dhe zona përreth Krimesë lindore u goditën nga një stuhi mbrëmjen e së premtes. Qyteti ka rreth 1600 banorë por numri i përgjithshëm i njerëzve është më i lartë gjatë verës për shkak të fluksit të turistëve.

Shiu shkaktoi përmbytje në zonat afër lumit Suuksu. Të paktën 41 familje janë përmbytur ndërsa dhjetra prej tyre përfshirë fëmijët janë evakuar.

Rreth 50 makina u grumbullan në një rresht prej 50 metrash në autostradën Sudak-Simferopol duke shkaktuar një efekt domino, raporton RT.  Automjetet u përmbytën pjesërisht për shkak të baltës dhe shirave.

Të shtunën autoritetet thanë se qyteti ishte në gjendje të jashtëzakonshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat