Horror/ Derrat si ‘tigra’, e shqyejnë gruan në mes të rrugës

Ndryshe

Horror/ Derrat si ‘tigra’, e shqyejnë gruan në mes të rrugës

Më: 21 gusht 2017 Në ora: 18:16
Gruaja e moshuar ka shpëtuar nga sulmi i derrave falë ndërhyrjes së kalimtarëve.

Një ngjarje e rëndë dhe e pazakontë ka ndodhur në Indi. Kjo sepse një grua 60-vjeçare është sulmuar nga derrat në rajonin Andhra Pradesh.

Ajo ishte duke kaluar në rrugë kur papritur është sulmuar nga dy derrat, që sipas banorëve vendas e kanë sulmuar sepse donin të mbronin të vegjlit e tyre.

E gjithë ngjarja është filmuar nga një kalimtar. Gruaja e moshuar ka shpëtuar nga sulmi i derrave falë ndërhyrjes së kalimtarëve.

Ajo është shoqëruar në spital për të kuruar plagët e marra në krahë dhe kokë nga kafshimet e kafshëve.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat