Shpëtohet dhia, për një javë ngeci në shkëmbin e lartë 30 metra

Ndryshe

Shpëtohet dhia, për një javë ngeci në shkëmbin e lartë 30 metra

Më: 21 gusht 2017 Në ora: 19:08
Procesi i shpëtimit nëpër shkëmb

Mbrojtësit e rendit në Llandudno të Wales, kanë zbritur në një faqe shkëmbi për të shpëtuar një dhi, që kishte mbetur në mes të gurëve.

Kafsha e egër, që ka shkathtësi të mëdha, ka mbetur në 30 metra lartësi, sepse nuk kishte shteg që të lëvizte.

Image
Procesi i shpëtimit nëpër shkëmb

Asaj i janë afruar shpëtimtarët që u lëshuan me litarë dhe e futën të valixhen e madhe, për ta dërguar në vend të sigurt.

Image
Dhia që u shpëtua pas një jave

Megjithëse qëndroi për një javë pa ujë dhe ushqim, veterinerët kanë thënë se gjendje e saj është e mirë dhe e kanë lënë menjëherë të lirë. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat