182 vjeçari qesh kur e pyesin për sekretin e jetëgjatësisë

Ndryshe

182 vjeçari qesh kur e pyesin për sekretin e jetëgjatësisë

Më: 21 gusht 2017 Në ora: 20:16
Mahashta Murasi

Ndonjëherë e komplikojmë vetë jetën për të “shpikur” recetën e jetëgjatësisë. Këtë herë, recetën e ka bërë publike indiani Mahashta Murasi, i cili pretendon se ka prova të mjaftueshme për ta vërtetuar se është 182 vjeç.

Mahashta Murasi nga qyteti i Bangalore i Indisë Veriore, sipas Librit Botëror të Rekordeve, ai është njeriu më i vjetër në planet. Mahashta Murasi e ka dëshmuar këtë edhe në rastin kur ka vdekur nipi i nipit të tij.

Indiani i lindur në vitin 1835, ka tërhequr vëmendjen e gjithë njerëzve në botë. Ai thuhet se ka lindur më 6 janar 1835, në Bangalore dhe ka punuar si këpucar deri në vitin 1957. Pyetjen për sekretin e jetëgjatësisë, Murasit ia ka bërë një doktor. Ai vetëm kishte qeshur dhe ishte përgjigjur: “Tërë jetën kam pirë ujë të freskët dhe jam ushqyer vetëm me fruta dhe perime. Unë gjithmonë kam konsumuar fruta të krimbur, sepse krimbi nuk i ha frutat e helmuara. Këshilla ime është që të ushqeheni shëndetshëm për një jetë më të gjatë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat