Lëshimi nëpër tubin për hedhjen e mbeturinave ndërtimore

Ndryshe

Lëshimi nëpër tubin për hedhjen e mbeturinave ndërtimore

Më: 23 gusht 2017 Në ora: 20:06
Pamje nga video

Robbie Peterson nga Skocia, e ka filmuar një shok të tij, teksa është lëshuar nëpër tubin ku hidhen mbeturinat e ndërtimit.

Miqtë e tij që prisnin poshtë, e këshillonin të mos lëshohej por ai u fut në objektin e gjatë afro dhjetë metra.

“Në këtë formë njerëzit mbyten”, ka thënë njëra prej tyre, ndërsa ai po rrëshqiste teposhtë.

Megjithëse nuk pësoi ndonjë lëndim, ai ka rrezikuar shumë përfshirë edhe mundësinë që të ngecte në mes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat