Deshi të kërcej në pishinë, por e pësoi keq (+16)

Ndryshe

Deshi të kërcej në pishinë, por e pësoi keq (+16)

Më: 24 gusht 2017 Në ora: 15:46
Qeni i tij vrapon për ta lëpirë në fytyrë në mënyrë që të sigurohet nëse është mirë.

Një video e postuar së fundmi në rrjetet sociale është bërë virale, për faktin se në të shfaqet një i ri i cili duket se nuk i kishte bërë mirë matjet kur vendosi të kërcej në pishinën që e kishte vendosur në oborrin e shtëpisë.

Derisa po qëndronte në këmbë mbi rrethojën e drurit të shtëpisë, ai kërceu në drejtim të pishinës, por duket se kërcimi nuk ishte i mjaftueshëm pasi u përplas në pjesën anësore të pishinës duke u lënduar keq.

Por është interesant fakti se si në momentin që përplaset në tokë, qeni i tij vrapon për ta lëpirë në fytyrë në mënyrë që të sigurohet nëse është mirë.

Ende nuk dihet se kush dhe ku është filmuar kjo video, por një gjë është e sigurt që ky veprim do t’i shërbej si leksion këtij të riu që kurrë më nuk duhet të veproj kështu.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat