Profesori kreu eksperimentin me sukses, feston me gjestin e veçantë dhe bëhet yll në internet

Ndryshe

Profesori kreu eksperimentin me sukses, feston me gjestin e veçantë dhe bëhet yll në internet

Më: 15 shtator 2017 Në ora: 08:09
Pamje nga video

Është përhapur me shpejtësi në internet, gjesti që ka bërë një profesor i paemëruar nga Singapori, pasi që ka kryer me sukses një eksperiment.

Mësimdhënësi ka krijuar pozitën e njohur si dab, teksa të pranishmit kanë nisur të qeshin të entuziazmuar.

“Libri është më i rëndë se fleta dhe do ta tërheqë atë me vete kur të bie”, ka thënë ai, para se të numëronte deri në tre.

Rasti është pëlqyer shumë në rrjetin social, ndërsa e ka shndërruar atë në një yll interneti.

“Ky është komunikim si duhet, në sytë e tij po tregon se do të mësojë”, si dhe “nxënësit kurrë nuk do ta harrojnë atë”, janë dy nga komentet e shumta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat