8 gjërat që assesi nuk guxoni t’i bëni kur nuk ka rrymë

Ndryshe

8 gjërat që assesi nuk guxoni t’i bëni kur nuk ka rrymë

Më: 16 shtator 2017 Në ora: 08:10
Ilustrim

Praktika e të mbeturit pa rrymë është tashmë e zakonshme në Kosovë. Sidomos gjatë viteve të pasluftës, kosovarët kanë vuajtur nga mungesa e energjisë elektrike. Kur të mbeteni në errësirë pa rrymë, ka gjëra që kurrë nuk duhet t’i bëni dhe disa të tjera që do t’ju shërbejnë për t’i kaluar sa më lehtë këto situata.

Mos e lini punën duke menduar që rryma është ndalur në të gjithë rajonin ku jeni ju, por kontrolloni a kanë apo nuk kanë rrymë edhe fqinjtë tuaj. E në rast që ata kanë, atëherë kontrolloni siguresat e rrymës, në rast që vëreni se diçka nuk është në rregull, menjëherë lajmërohuni te elektricistët. Në asnjë mënyrë mos tentoni vetë ta rregulloni atë.

Qirinjtë me vite përdorën për raste të tilla, por mbartin rrezik të madh për të sjellë zjarrin. Rekomandohet të mbani llamba mbushëse dhe me ndihmën e tyre të ndriçoni hapësirën.

Largoni nga rryma të gjitha pajisjet elektrike siç janë televizori, shporeti, frigoriferi, sepse rrezikohet që ardhja e rrymës të ua dëmtojë ato.

Mbajeni frigoriferin hapur vetëm kur keni shumë nevojë, sepse ushqimi brenda mund të prishet, ndërsa në rast që vëreni se gjërat aty brenda kanë filluar të shkrihet shumë, bartni gjërat në vaskë, duke i ikur kështu ujit që ato lëshojnë.

Mos përgatitni ushqim që është menduar për përdorim në natyrë, sepse ju e ekspozoni veten dhe familjen me gazra të dëmshme.

Nëse jashtë bën ftohtë, mos lejoni që gypat të ju ngrijnë. Mbuloni ose izoloni me stirpor.

Kujdesuni që të mos e harxhoni të gjithë ujin nga bojleri. Nuk e dini se kur do të ju vjen rryma që atë ta ngrohni prapë.

Kurseni baterinë e telefonit celular dhe për çdo rast siguroni edhe një bateri shtesë për raste urgjente.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat