Moment i frikshëm/Dy avionë fluturojnë shumë pranë njëri-tjetrit

Ndryshe

Moment i frikshëm/Dy avionë fluturojnë shumë pranë njëri-tjetrit

Më: 18 shtator 2017 Në ora: 08:35
Dy avionë fluturojnë shumë pranë njëri-tjetrit

Ky është momenti i frikshëm kur dy avionë pasagjerësh, të cilët po bëheshin gati që të uleshin, kanë kaluar shumë pranë njëri-tjetrit.

Avionët, që kishin në bord qindra udhëtarë, kaluan shumë afër, sa në një pikë njëri prej tyre ishte sipër tjetrit.

Fotografia është realizuar nga 70-vjeçari Chris Hine, i cili ishte në kopshtin e tij në Byfleet, Surrey, kur dy avionët iu afruan njëri-tjetrit në mënyrë të frikshme.

“Shpesh më ndodh që të ulem në kopsht dhe të shoh se si avionët bëhen gati që të ulen në Heathrow. Por këto të dy më tërhoqën më shumë vëmendjen, pasi po qëndronin pranë më shumë se zakonisht”, shprehet ai.

“U surprizova dhe menjëherë kapa aparatin fotografik. E afrova që të shkrepja një foto që të dukej mirë. Gjithashtu pashë se njëri avion ishte “Virgin Atlantic A340”, ndërsa tjetri “British Airways 787 Dreamliner””, shtoi Hine.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat